Shkrumbohet makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 18:55
Një makinë është djegur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr.5 në Durrës.
Sipas të dhënave të para, pronari i mjetit dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e shpejtë, automjeti tip “Skoda” është djegur plotësisht.
Nuk raportohen të lënduar.