FOTO+VIDEO/ Çfarë ndodhi dy orë në shesh? Reagon sërish Ilir Meta: Protesta e sotme, paralajmërim i qartë ndaj Narkoshtetit!
Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës e cila u mbajt sot para Kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar menjëherë aeroportit “Nënë Tereza” pas përfundimit të fjalës së tij në protestën e thirrur nga opozita para Kryeministrisë.
Me të përfunduar fjalën e tij, u deklarua për pjesëmarrësit në protestë se kryedemokrati do të fluturojë drejt Romës për të zhvilluar ditën e nesërme një takim elektoral me shqiptarët në kryeqytetin italian.
Ky do të jetë edhe takimi i parë që Berisha zhvillon fizikisht me shqiptarët në diasporë, ndërsa disa ditë më parë ai udhëtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së.
Pas protestës ka ardhur një tjetër reagim nga kryetari i PL-së Ilir Meta, i cili përmes rrjeteve sociale falënderon protestuesit, ndërsa thekson se protesta e sotme ishte një paralajmërim për mazhorancën.
"Falenderim shumë të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë të lirë, patriotë, të ndershëm, kurajozë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në Protestën Kombëtare të thirrur nga Opozita e Bashkuar!
Paralajmërimi ndaj Narkoshtetit ishte i qartë! Koha e sundimit nëpërmjet dhunës dhe kleptokracisë ka përfunduar!
Stina e Pranverës së Demokracisë dhe Lirisë sapo ka filluar! Koha e sundimit të ligjit dhe sovranit është më pranë se kurrë! Liria do të mbizotërojë! FITORE! FITORE! FITORE!", shprehet Ilir Meta në mesazhin e tij.
Fjalime, pankarta dhe molotov/ Çfarë ndodhi gjatë protestës dy orëshe të opozitës?

Protesta u hap me fjalën e zëdhënëses së PD-së Florjana Garo teka vijuan pas saj me fjalën e kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, fjalën e kryetarit të Partisë Agrare Agron Duka, me një audio-regjistrim të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe duke u mbyllur me fjalën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Molotov në protestën e opozitës, lëndohen dhe dërgohen në spital 3 efektivë
Gjatë protestës nuk munguan dhe incidentet teksa disa protestues hodhën kapsolle dhe molotv në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Nga hedhja e këtyre lëndëve u raportua dhe për efektivë policie të lënduar.
Tre punonjës të Policisë së Shtetit kanë përfunduar të lënduar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë.
Forcat blu njoftojnë se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike një punonjëse është lënduar në sy, një tjetër në dorë e një tjetër në fytyrë.
“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.
Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë dhe nuk pati incidente të mëdha.
Në protestën kombëtare të opozitës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nisi fjalën e tij me një falënderim dhe përgëzime për të gjithë qytetarët, demokratët dhe opozitarët që i janë bashkuar kauzës së kësaj proteste.
Protesta e PD, mungon Gazment Bardhi
Teksa protesta e PD-së pritet të nisë nga momenti në moment, u pa se kryetari Sali Berisha doli nga selia në krah të Flamur Nokës.
Një mungesë e rëndësishme në protestë është ajo e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. Deputeti ndodhet së bashku me një përfaqësi tjetër politike dhe parlamentare në SHBA.
Bashkë me të ndodhet edhe Bledion Nallbati. Por ka edhe shumë deputetë të tjerë që për shkak të tureve të Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit ndodhen jashtë vendit.
“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.
Protestues të shumët nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.
Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.
Një prej protestuesve shihet me një pankartë tek duket kreu i PD-së Sali Berisha “krah” presidentit të SHBA, Donald Trump.
Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.
Të rinjtë e vlorës mesazh për Ramën në protestë: EDVIN, KE MBARUAR!

Forumi Rinor i Partisë Demokratike Dega Vlorë vjen në protestën e opozitës në Tiranë me një mesazh ndaj kryerilindasit – Vlora flet: Edvin, Ke mbaruar!
Ky mesazh nuk është vetëm nga të rinjtë e Partisë Demokratike në Vlorë, ky është mesazh nga vlonjatët dhe më shumë, është thirrja që sot i drejton çdo shqiptar kryeministrit të selisë së turpit dhe korrupsionit.
Edvin, për socialistët Ti ke mbaruar kur zëvendësove ato pak vlera që kishin të majtët me dajret dhe kukullat e harremit të Rilindjes.





