VIDEO/ Zenuni: Rinia sot e sheh emigrimin si të vetmen të ardhme. Më 11 Maj, le t’u tregojmë përpjekjen tonë për ndryshim...

Artemisa Zenuni, anëtare në Forumin Rinor në Partinë Demokratike, u bëri thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që më 11 Maj të votojnë për ndryshimin e atdheut të tyre.

Ajo përmendi emigrimin masiv të tyre, për faktin se Europën shohin si të vetmen arsye për një të ardhme më të mirë. “Në vend që të largohemi, le të jemi ne ata që t’u tregojmë atyre se si bëjmë përpjekje për të përmirësuar atdheun tonë”, u shpreh Zenuni.

Fjala në protestë:

Sot jemi mbledhur këtu, jo thjesht si anëtarë të një partie por anëtarë që kërkojmë liri, demokraci dhe drejtësi të vërtetë. Ne nuk mund të rrimë më në heshtje kur shohim që Shqipëria rrëshqet çdo ditë e më shumë në korrupsion dhe padrejtësi. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga pushteti. Rinia shqiptare ditët e sotme, e shohin emigrimin si të vetmen të ardhme për të patur një jetesë më të mirë.

Por, a është emigrimi e vetmja mundësi shpëtimi për rininë?

Rinia është shpresa, e ardhmja dhe forca e një kombi. Një nga arsyet kryesore se pse këta të rinj largohen, është arsimi. Ata krijojnë mundësi më të mira për të studiuar dhe punësuar jashtë atdheut të tyre. Shqipëria, një vend i bukur, i pasur dhe me kulturë. Në vend që të largohemi, le të jemi ne ata që t’u tregojmë atyre se si bëjmë përpjekje për të përmirësuar atdheun tonë. Shqipëria, më 11 maj do të tregojë shpirtin e lirë të shqiptarëve. Shqipërinë e duam si gjithë Europa. Ndryshimi fillon nga ne. Së bashku për një Shqipëri më të mirë.

VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË