PO NDODH/ Berisha lë selinë dhe i drejtohet Kryeministrisë, protestuesi: Ooo kush doli o Zot!

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot përpara selisë së Partisë Demokratike në kuadër të protestës kombëtare të lajmëruar nga opozita.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe akuzat ndaj ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Në këto momente edhe kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar bulevardit "Dëshmorët e Kombit", aty ku do të nisin dhe fjalimet në protestën para Kryeministrisë.