Ervin Salianji mesazh protestuesve nga Qelia Nr.6: Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës!

Nga Ervin Salianji

Autokratuci dhe pak orë përpara protestës po konfirmon se sa e drejtë është lëvizja e Opozitës, sa i qenësishëm është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard.

Qeverisja 12 vjeçare ka mbjellur zemërim. Sjellja e kryeministrit revoltë.

Fyerjet dhe gjuha e tij e përdalë, meritojnë të ndëshkohen.

Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin, meritojnë të ndëshkohen.

Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfër të Evropës, meriton të ndëshkohet.

Ndaj, autokratuc. Frymëzimi i kësaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote.

I ftoj gjithë miqtë, demokratët, qytetarët të bashkohen sot në Bulevard. Jepini zë shqetësimit, jepini zë brengave të vendit, jepini zë atyre që nuk mundet të jenë sonte me ju.