PO NDODH/ Mediu çel fjalimet te Kryeministria: Sot protestojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot përpara selisë së Partisë Demokratike në kuadër të protestës kombëtare të lajmëruar nga opozita.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe akuzat ndaj ish-zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Me grumbullimin e deputetëve dhe liderëve të opozitës, kanë nisur dhe fjalimet nga foltorja poshtë zyrës së Ramës.

I pari ishte kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili tha se sot protestohet për të ardhmen e fëmijëve tanë.

VIDEO - LIVE/ JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË