Këmbësori humb jetën pasi u aksidentua nga automjeti në Fier

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, ka përplasur për vdekje këmbësorin.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.