Aksident në Kyçyk të Elbasanit/ Këmbësori në urgjencë, shoferi largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 20:39
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kyçyk të bashkisë Elbasan.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë ka përplasur një këmbësor, i cili po qarkullonte në rrugën rurale. Burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.
55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.
Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit
