Mziu, dyshime për “primaret”: Konkurrenca e brendshme ka treguar që nuk ka rezultate pozitive
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 13:11
Partia Demokratike është përfshirë në një proces zgjedhor brenda vetes, ku përmes primareve do të përcaktohen dhe kandidatët për deputetë në listat për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Por për deputetin demokrat Xhelal Mziu, këto lloj procesesh nuk i kanë shërbyer bashkimit të anëtarëve të partisë.
Në një intervistë për “Ora Neës” Mziu theksoi se konkurrenca e brendshme ka treguar që nuk ka rezultate pozitive.
Po ashtu, ligjvënësi demokrat u shpreh se sistemi aktual nuk i favorizon partitë e reja, por i shërben fragmentarizmit në dy kampe.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN XHELAL MZIU

