Ngjarja e rëndë në Tiranë, Gjykata lë në burg 74-vjeçarin që goditi djalin e tij me...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 12:10
Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg për 74 vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili para disa ditësh vrau me thikë të birin Asim Gjoni për motive banale.
I moshuari nuk preferoi të fliste në gjykatë teksa ka pranuar autorësinë e krimit.
Vrasja u regjistrua më 1 shkurt në zonën e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë brenda banesës ku jetonin babë e birë.
74 vjeçari që akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në dëshminë e tij, pretendoi në dëshminë paraprake që djali e bullizonte dhe se ka dhunuar edhe motrën, veprim që e ka bërë atë të reagonte.
