Mashtrimi me mikrokreditë/ Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Arben Meskutit, e lë në burg

Gjykata e Posaçme ka lënë pas hekurave Arben Meskutin, i akuzuar për skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

Njoftimi:

Kërkuesi Arben Meskuti me datë 14.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Kërkojmë të administrohet informacioni i Prokurorisë lidhur me hetimet e kryera dhe nevojat e sigurimit; 2. Ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, në një masë tjetër sigurimi.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 246 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 62, datë 05.02.2025, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Arben Meskuti me vendimet Nr.1313, datë 21.05.2024 dhe Nr.1368, datë 24.05.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 05.02.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar