FSHATI PA RRUGË DHE PA JETË! Mamël, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Rruga që lidh Elbasanin me fshatin  Mamël është e pakalueshme për shkak të baltës dhe gurëve. Ndërhyrjet që kërkohen prej kohësh nuk janë realizuar, duke vështirësuar jetesën, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit. Fshati Mamël ka humbur shumë banorë, ku shumë janë larguar për në qytet ose janë emigruar jashtë.

Kjo duhet të jetë rrugë!

Balta, gurët dhe amortizimi e bëjnë atë të pakalueshme!

Ky aks të çon në fshatin Mamël mes Elbasanit dhe Tiranës

Kërkesat për të ndërhyrë kanë qenë të vazhdueshme por asnjëherë nuk është ndërhyrë!

FSHATI PA RRUGË DHE PA JETË! Mamël, banorët

Problem mbeten fëmijët e shkollës.

Të moshuarit e sëmurë i transportojnë me batanije!

Dikur fshati Mamël kishte mbi 150 shtëpi por sot shumë janë larguar. Disa kanë shkuar  në Elbasan e shumë të tjerë kanë emigruar jashtë vendit.