Çmimet e apartamenteve? Pipiria: Çmimet do të rriten, 2024 ka pasur rritje të shpejta
Drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria në një intervistë në Ora News u shpreh se çmimet e apartamenteve do të rriten dhe se në 2024 ka pasur rritje të shpejta.
Pipiria: Ne faktikisht ndajë qëndrim që do të ketë një rritje pothuajse të barabartë me inflacionin.
Do të varet shumë faktikisht nga konceptet që do kemi këto ditë.
Kryesisht pjesa e Tiranës ka qenë duke u ndërtuar brenda Unazës së vogël dhe kjo patjetër që ka pasur një ofertë e cila ka qenë pak më e shtrenjtë se pjesët e tjera dhe ka dhënë perceptimin që normalisht çmimet do të rriten shumë shpejt.
Prtishmëritë tona për këtë vit është se do të jemi diku tek 5-6 maksimumi 7% pra nuk do kemi më ato ritme të shpejta.
Patjetër që qyteti ka nevojë për ofertë ekonomike.
Mendoj se tregun në 2024 e ka ndikuar masivisht paqartësia e procesit të rivlerësimit.
