Gazetari lexon mesazhin live nga Gjermania: KQZ nuk më thotë pse nuk është pranuar kërkesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 22:46
Xhoi Malësia, gazetar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, lexoi një mesazh nga një qytetar i cili ka tentuar disa herë për të regjistruar në portalin e KQZ-së, por nuk është pranuar.
Malësia: Më vjen një mesazh nga një shikues që na ndjek live në emision nga Gjermania. Ai thotë se ka aplikuara për 8 herë dhe 2 herë i ka ardhur se kërkesa nuk është i plotë. Ai ka kërkuar ndihmë dhe ka nisur një foto të e-mailit të KQZ-së, ku nuk jepet sqarim vetëm i thuhet se kërkesa nuk është e plotë dhe ka të drejtë për aplikim në llogarinë përkatëse. Pra nuk ka detaje për dokumentet që i mungojnë. Ai thotë se ka ardhur në Gjermani qysh në 1992 dhe ka ardhur përherë në Shqipëri për të votuar.