Barazia e votës me ata që jetojnë jashtë? Agostini: Ne jetojmë dhe paguajmë taksa këtu!

Sonila Agostini, gazetare në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News tha se nuk e di nëse është e drejtë që një person i cili jeton jashtë vendit të ketë të njëjtë të drejtë me dikë që jeton në vendin tonë kur vjen puna e votës.

Agostini: Demokratët kërkojnë ndryshim ligjor në kodin zgjedhor për të votuar ata që nuk kanë dokumente identiteti shqiptar. Ama ka një paradoks për një bashkështetas shqiptar që nuk është investuar në jetën e tij në 15 vitet e fundit dhe nuk ka rinovuar dokumenti, nuk e di sa e drejtë do të ishte që vota e tij të ishte e barabartë më mua që jetoj këtu dhe paguaj taksa. Kjo do të krijonte një kontradiktë minimal që të kesh së paku edhe një dokument shqiptar minimalisht për të votuar.