Çika: SHBA ka filluar “luftën” e tarifave me shumë vende, por kërcënohet edhe BE-ja me to

Eksperti Emilio Çika në një intervistë me Ora News tha se një luftë tregtare me tarifat ka filluar tashmë mes SHBA-ve dhe shumë vendeve të tjera.

Çika: Lufta tregtare ka qenë kryefjala e gjithë kësaj periudhë me zhvillime që vijnë nga ShBA. SHBA-të kanë ndërmarrë një vendim që është shpallur qysh nën fushatë dhe gjatë periudhës së ndërmjetme dhe tashmë janë akte që janë vënë në zbatim.

Ajo që vihet re në radhë të parë lidhur me tarifat me Kinën që janë të reduktuar në raport me Kanadanë dhe Meksikën. Tashmë kërcënohet se do të vendosen tarifa edhe me BE-në. Por apo u vihen tarifa vendeve që janë mike dhe aleate me njëra-tjetrën.