Malësia: Mungesa e votës së diasporës gafë historike, nga i marrin paratë partitë për fushata jashtë?

Xhoi Malësia, gazetar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News tha se është një gafë historike fakti që vota e emigrantëve nuk ka qenë e lejuar në vendin tonë.

Malësia: Nuk jam fare dakord që është historike vota e emigrantëve, sepse është një gafë e madhe pasi vendet e rajonit kanë vite që e kanë garantuar. Së dyti, sa para paskan pasur partitë shqiptare, duke marrë shembull edhe shtet që përmenda, nuk kemi parë një angazhim kaq të madh jashtë vendit. SPAK duhet të hetojë se kush i paguan këto shpenzime marramendëse.

Së treti një lajm i kaq është se nuk ka pasur një fushatë sensibilizuese jashtë vendit, pasi nuk kanë pasur një ide që do të kenë idenë për të garuar. Është një bjerrë e konceptit të votës sepse partitë po ngrenë qendra për të ndihmuar për të votuar.