Kapet me 44 steka cigaresh pa pullë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Kakavijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 17:06
Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, teksa hynte në Kakavijë, i janë gjetur 44 steka me cigare.
Cigaret të cilat ishin pa pullë fiskale dyshohet të jenë kontrabanduar nga Greqia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 44 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia”,-thuhet në njoftimin e policisë.
