Agostini: Politika po bën populizëm me diasporën, nuk dihet nga do të shkojë peshorja në 11 maj
Sonila Agostini, gazetare në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News tha se është hera e parë që diaspora merr pjesë në zgjedhje dhe u adresohen mesazhe politike në vendet ku jetojnë.
Agostini: Është hera e parë që diaspora merr pjesë në zgjedhje dhe u adresohen mesazhe politike në vendet ku jetojnë. Janë në fazën e populizmit partitë tashmë, dhe nuk e di se çfarë rezultatesh do të marrin sepse po premtojnë për diasporën sikur janë në shqipëri, kur ata jetojnë në vende të tjera.
Partitë politike në shqipëri nuk kanë se si sillet jashtë vendit ndryshe, sepse e kanë atë sjellje gati në ADN. Të tillë do ta eksportojnë edhe jashtë vendit. Por harrojnë dhe kanë një sjellje populiste. Nuk e di se si do të shkojë peshoja në 11 maj sepse retorika është pak e çuditshme me diasporën.
