Gjendet i pajetë në rrugë një 62-vjeçar në Korçë, ja çfarë dyshohet

Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 4 në qytetin e Korçë. Sipas informacioneve të para, viktima është gjetur nga kalimtarët në rrugë pranë banesës së tij.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për t’u nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.