FOTO-LAJMI nga Erseka/ Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 12:51
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka “ngecur” në barrierën mrojtëse, duke shmangur rënien në anën tjetër, e cila mund të kishte rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin.
Sipas raportimeve, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

