Me demokratët e rajonit nr.2 në Shkodër, Spahia: Prezantojmë programin qeverisës, gati për protestën e 8 Shkurtit dhe Fitoren në 11 Maj
Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me demokratët nr.2 në Shkodër ku prezantoi programin qeverisës të PD.
Postimi:
Në takimin e demokratëve të rajonit nr.2, me praninë edhe të nën kryetarit të PD-së z.Luçiano Boçi.
Diskutuam mbi situatën politike, ekonomike dhe çështje e problematika, me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e Shkodrës.
Angazhimi i çdonjërit në shtimin e regjistrimit dhe sigurimit të votës së emigrantëve shqiptarë, mbetet prioriteti ynë gjatë këtyre javëve në vazhdim.
Kontakti me qytetarët për të përcjellë ofertën e qeverisjes së Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga mjerimi drejt zhvillimit.
Organizimi i protestës madhështore të 8 shkurtit, e cila do të shkundë themelet e një qeverie dhe shteti të kalbur në krim e korrupsion, ku padyshim Shkodra si gjithmonë do të mbajë një peshë kryesore.
Këto, si dhe çështje të tjera ishin kryefjalë e këtij takimi si gjithmonë frymëzues e shpresdhënës me qytetarët e lagjes time.
Rajoni 2,
