Takimi në Greqi/ Nallbati-Diasporës: Historia ju thërret, njëjtë si më ’90, t’i shporrim këta maskarenj pengmarrës të Shqipërisë!

Ligjvënësi demokrat, Bledion Nallabti u ka këkruar bashkëatdhetarëve në Greqi, që me votën e tyre, njësoj siç bënë më ’90, të mposhtin sërish bijtë e komunistëve, që I detyruan ata të largohen nga Shqipëkria.

Teksa i cilësoi si ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë, Nallbati tha se vota e tyre është vendimtare për zgjedhjet e 11 majit.

"Ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë jeni ju dhe jo rrogtarët që paguhen nga taksat e shqiptarëve që mbrojnë interesat e pushtetarëve. Ju i këni dhënë nder Shqipërisë, me punën tuaj e ia keni dalë të tregoni vlerën e Shqipërisë, kulturën e saj, keni treguar imazhin e Shqipërisë.

Sot jemi në një neokomunizëm, qeverisin sot bijtë e tyre, që e sakatuan atë vend duke e mbyllur për 50 vjet. Mbyllën kufijtë që njerëzit të mos shihnin botë, i mbushën me propagandë. Pati njerëz dhe atëherë që i çanë telat. Sot bijtë e komunistëve, kanë gjetur mënyrë tjetër, që s’e detyron varfërinë e shtypjen ta përzënë, duke ia bërë të pamundur jetesën.

Ju që e rrëzuat komunizmin në atë kohë, historia iu thërret sërish, si më ‘90, së bashku me ndihmën tuaj me puën tuaj, PD dhe gjithë njerëzve të lirë në Shqipëri e botë, do t’ia dalim t’i shporrim këta masakarenj që kanë marrë peng Shqipërinë. Vota juaj është vendimtare. Shumica e njerëzve të lirë kanë ikur jashtë. Vota juaj do bëjë diferencën."