Bardhi në Athinë: Regjistrohuni deri në 4 mars, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj, që të sillni ndryshimin

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, u shpreh se, pavarësisht se ata kanë gati 30 vite që jetojnë e punojnë në Greqi, asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre, familjen, duke kontribuuar për çdo muaj tek ata.

Sipas Bardhit, Shqipëria sot është më pozitive në sytë e botës, pikërisht për shkak të tyre dhe jo të politikanëve.

"Dua ta nis fjalën time me një falënderim dhe përulje për secilin qe është pjese e këtij takimi por edhe për secilin shqiptar qe për 1 milion arsye është detyruar te braktis vendin dhe te jetoje ne emigrim. Ju jeni njerëzit qe sakrifica ju ka shoqëruar ne vazhdimësi. Keni sakrifikuar për Shqipërinë, dhe me pas keni sakrifikuar për te ndërtuar jetën tuaj këtu dhe kudo ku keni emigruar. Keni sakrifikuar për te ndërtuar një jete mes paragjykimeve, dhe diskriminimit deri diku. Keni sakrifikuar të nisni nga zero një jetë te re e shume prej jush duke trashëguar probleme te mëdha ekonomike në Shqipëri.

Unë sot jam krenar dhe falënderues për secilin prej jush sepse ja keni dalë te jeni krenari per familjet tuaja dhe për Shqipërinë. Sot Shqipëria është me pozitive ne sytë e botes jo fale ne politikaneve, por fale jush qe punoni dhe jetoni këtu ne Greqi, dhe kudo thuajse ne gjithë botën. Kjo ka ndodhur fale punës tuaj, fale aftësive tuaja për te qene një force e madhe kontribuuese në ekonomi dhe shumë prej jush për të shërbyer edhe si histori suksesi.

Kjo ka kërkuar sakrifice. Sakrifice këtu ku jetoni dhe sakrifice edhe ne Shqipëri. Ju kurrë nuk jeni shkëputur me Shqipërinë! Pse them qe nuk jeni shkëputur dhe keni sakrifikuar edhe për Shqipërinë?! Shume prej jush kanë 30 vite qe nuk jetojnë në emigrim por pavarësisht kësaj keni qene te detyruar te punoni për me shume se 1 familje. Keni punuar dhe kontribuar për familjen tuaj këtu por nga ana tjetër keni kontribuar edhe tek te afërmit ne Shqipëri, tek prindërit, tek motrat dhe vëllezërit e tek shume te tjerë.

Këtë nuk e them unë por e thonë te dhënat zyrtare ekonomike. Për shume vite forca kryesore e ekonomisë shqiptare kane qene te ardhurat e emigranteve, kanë qenë parat tuaja, djersa juaj. Kjo ka ndodhur kryekëput për shkak te një politike te mbrapsht qe është instaluar ne Shqipëri. Një ekonomi qe ne vend qe te shkoje si mbështetje për pensionistet, si mbështetje per rritje pagash dhe pensionesh, shkon ne dorën e 5 deri 10 individëve qe kontrollojnë ekonominë e shqiptareve, vjedhin, dhunojnë dhe poshtërojnë Shqipërinë.

Po te punohej për qytetaret, po te kishte politika mbështetëse sociale dhe ekonomike , do të ishte mbështetje e drejtpërdrejtë edhe për ju. Kjo mbështete, kjo rritje ekonomike ne Shqipëri do te ishte mbështetje ekonomike për emigrantët. Nuk do të ju detyronte te jetonit mes stresit dhe lodhjes këtu ku keni ndërtuar jetën dhe stresit e lodhjes për shkak te vështirësive ekonomike të të afërmeve të tu.

Sa prej jush ne ketë salle dërgojnë para dhe ilaçe çdo muaj për prindërit e tyre pensionist?! Jam i bindur qe pjesa me e madhe e bën këtë, mos te them qe te gjithë ju. Po kjo është e pa pranueshme. Sot pas 33 vitesh demokraci është realisht e pa pranueshme. Është e pa pranueshme qe sot te mos këtë ne Shqipëri ilaçe cilësore, te këtë shërbim shëndetësore te garantuar. Ju detyron ju këtu ta mbani mbi supe edhe ketë barre stresi dhe këtë barre ekonomike.

Është e pa pranueshme që pensionet të mos mjaftojnë as për gjerat më bazike jo më prindërit tanë të sigurojnë një jetesë normale. Është e pa pranueshme që i ndershmi dhe punëtori mezi mbijeton, ndërsa kriminelët dhe të korruptuarit e trajtojnë vendin si pronë të tyre. Prandaj mendoj se vota e diasporës është një moment i rëndësishëm. Kemi bere një hap te rendesishem para, duke garantuar qe secili prej jush te votoje aty ku jeton dhe punon. Kjo mundësi ju bën ju pjese te rëndësishme te asaj qe ndodh ne Shqipëri, duke ju dhënë mundësinë qe edhe ju nga këtu te vendosni për fatet e Shqipërisë, te vendosni për te ardhmen e Shqipërisë.

Te jemi i sinqerte jam ne dijeni te vështirësive dhe presioneve qe edhe ju ne emigrim po përballeni. Nuk mund te rri pa e ndare kete me ju. Jam ne dijeni dhe do te çojmë para drejtësisë sic edhe e kemi bere, çdo zyrtar socialist apo edhe atyre militanteve ne shërbim diplomatike qe ju kërcënon me njerëzit qe keni ne Shqipëri. Ata pak njerëz te cilët mund te keni ne punë shteti, pasi puna e shtetit është kthyer ne çiflig vetëm për oborrtarët dhe patronazhistët. Jam ne dijeni te kësaj dhe po evidentojmë çdo emër, çdo kriminel qe është investuar ne kete proces kriminal. Ju garantoj se do te përballen me drejtësinë dhe jo vetëm.

Por te dashur bashkëqytetarë unë e di qe ju as nuk trembeni dhe as nuk shantazhoheni, ju e keni kërkuar lirinë dhe po jetoni ne liri. Prandaj kam bindjen se ju do te angazhoheni fuqimisht në këtë proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, do te jeni një kontribut i admirueshëm per ndryshimin e Shqipërisë. E ketë e garanton vetëm Partia Demokratike, e cila ka qenë ne gjithë historine e saj pararendëse ne betejat plot sakrifice per këtë mision. 

Partia Demokratike ka shpallur publikisht nje plan emergjent qe i jep përgjigje situatës te veshtire ku ndodhet vendi. Ky plan përcakton minimumin jetik, përcakton rritjen e pagave dhe pensioneve, përcakton ndërhyrje emergjente ne shërbimin shëndetësore i cili po i privohet atyre qe skanë mundësi te paguajnë ryshfetin. Ne planin e Partisë Demokratike, një hapësirë të madhe keni ju. Parashikohen politika konkrete ne mbështetjen tuaj, incentiva ekonomike dhe sociale qe t’iu nxisin ju realisht te mendoni rikthimin ne shqiperi.

Por që te shkojme këtu ne kemi nevoje per mbështetjen tuaj, per angazhimin tuaj ne menyre qe te regjistroheni deri në 4 Mars dhe ti jepni mundësi vetes qe te votoni ne masë në 11 Maji. Te votoni dhe te garantoni ndryshimin. Mos e beni kete vetëm per Partine Demokratike, por bejeni per shqiperine qe e doni shume, bejni per te afermit tuaj qe jetojne atje dhe qe ju punoni e sakrifikoni shume edhe per ta. Ju sot e keni mundesine dhe une jam i bindur se keni edhe kthjelltesine per te zgjedhur rrugen e duhur. Përulje për secilin prej jush!"