Takimi në Greqi me diasporën/ Koti: Shqiptarë bëhuni bashkë, le ta bëjmë Shqipërinë, mos e pranoni lëmoshën e Ramës!

Një trupë prej 5 deputetëtsh të PD, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka të kësaj force politike kanë mbërritur në Greqi, në një takim të planifikuar këtë të dielë me diasporën shqiptare atje.

Ligjvënësja, Sorina Koti, Elda Hoti, deputeti Bledian Nallbati dhe kreu I Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, kanë nisur takimin me bashkëatdhetarët shqiptarë në Greqi, në kuadër të procesit të regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e saj para bashkëatdhetarëve, demokratja Sorina Koti, u kërkoi shqiptarëve në Greqi të bëhen bashkë dhe të largojnë përmes votës, atë që i detyroi të braktisnin vendin dhe Shqipërinë.

"Jemi me fat që kemi në krye sërish liderin Sali Berisha, na ka ngjallur energjinë që qysh në ‘90 u ka dhënë shqiptarëve. E bindur se Shqipëria bëhet si BE, për fat të keq në Shqipëri kemi mbetur shumë pak. Sot si deputete e qarkut të Korçës, e di shumë mirë që në këtë sallë kam prindër dhe studentë të mirë që kanë ikur nga qarku, sepse në atë vend s’mund të rrisnin fëmijët e tyre dhe të studionin.

Një nga thirrjet që kam bërë vite më para, ishte që shqiptarët të bëheshin bashkë, që ju të bënit presion për mirë, qoftë ndaj qeverrisë sonë, qoftë për të kërkuar të drejtata tuaja. E vështirë jetesa në migracion, e di që nesër do na ndihmoni të kthejmë Shqipërisë siç e meriton. Kemi 12 vjet në opozitë, dhe demokattët e dinë se ç’është presioni e dhuna e pushtetit.

U bëjnë dhe ju, s’besoj se do ketë ndonjë emigrant, demokrat e shqiptarë të pranojë lëmoshën e Ramës që po ju jep. S’e besoj që të rinjtë shqiptarë do lejohen të blihen. S’mund të këtë më dhunë ndaj shqiptarëve, ne kemi dalë me fytyrën tonë. Kemi integritetin, vlerat që mbrojnë të vërtetat, demokratët janë të tillë. Janë njerëzit më të mirë që i kanë ikur Shqipërisë, kanë ikur për hallet e tyre."