PAMJET/ Mobilizimi për protestën e 8 shkurtit, Këlliçi takime në Ndroq: Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë nuk ndalet

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me demokratët dhe qëndrestarët e degës nr.15 Tiranë, Ndroq.

Së bashku me të Deleguarën e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja dhe Kryetarin Flor Mancakun në këtë takim, Këlliçi thekson se puna organizative ka nisur në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë.

"Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë NUk ndalet", shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Ndroq, me demokratët dhe qëndrestarët e degës nr.15 Tiranë, sëbashku me të Deleguarën e Kryesisë së PD, zj. Adriana Kalaja dhe Kryetarin Flor Mancakun.

Më 8 shkurt, ora 17:00, Tirana do përjetojë një nga protestat më të fuqishme të organizuara ndonjëherë.

Puna e takimet organizative kanë nisur në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë.

Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë NUk ndalet.