Takimi në Athinë/ Hoti: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, 11 maji është dita e çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat e regjimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, ka kërkuar votën e tyre për të larguar nga pushteti Edi Ramën dhe çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e regjimit të tij.

"Dua ta nis ketë fjale duke ju shprehur mirënjohjen time me te sinqerte për mikpritjen tuaj dhe për faktin qe jeni kaq te shumte sot këtu, te bashkuar nga dashuria për Shqipërinë dhe deshire për nje te ardhme me te mire. Prania juaj është një mesazh i qarte: Diaspora shqiptare nuk pranon narkoregjimin e Edi Rames! Me 11 maj diaspora do te jete nje force e fuqishme për te ndikuar dhe ndryshuar te ardhmen e vendit tone!

Dikur Shqipëria ishte vend shprese dhe te gjithë ju, te gjithë ne kërkonim  nje jete me te mire.. kishim shprese për ta pare atë vend te zhvilluar. Sot fatkeqësisht Shqipëria është e rrënuar e shpopulluar dhe e zhytur ne krim. Sot Shqipëria është kthyer Ne vendin e banditeve! Ne vendin e hajduteve me kollare qe pasurohen mbi djersen e popullit.

Ne vendin ku krimi nuk dënohet por shpërblehet. Ne vendin ku korrupsioni nuk luftohet por qeveris. Ne vendin ku qeveria nuk punon për qytetaret, por për xhepat e një grushti njerëzish. Por sot Shqipëria te dashur vëllezër dhe motra nuk është e Edi Rames dhe oligarkëve te tij! Shqipëria është e shqiptareve! Shqipëria është e juaja! Shqipëria është e fëmijëve tuaj! Ne besojmë dhe do punojmë për një Shqipëri ndryshe

Për një Shqipëri ku askush të mos largohet nga varfëria dhe mungesa e shpresës. për një Shqipëri ku punësimi nuk është privilegj, por e drejtë. për një Shqipëri ku drejtësia është e barabartë për të gjithë. për një Shqipëri ku rinia mund të ndërtojë të ardhmen pa qenë e detyruar të emigrojë. Në 12 vite keqqeverisje Edi Rama ka larguar nga atdheu mbi 1 milion shqiptarë! Kjo nuk është thjesht një shifër, por një tragjedi kombëtare. Një plagë e hapur për çdo familje shqiptare!

Dhe përgjegjësia jonë është ta ndalojmë këtë katastrofë! Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm të guximshëm dhe te vendosur! Sot me shume se kurrë Shqipëria ka nevoje për diasporën! Ju jeni prova se Shqipëria mund të ngrihet dhe të luftojë për dinjitetin e saj! Dje ndjeva keqardhje kur dëgjova disa të rinj që folën me aq zell për partinë që ka detyruar mijëra bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria. Njeri nga ata te rinj tha A ka më bukur se te rrish dhe ta ndërtosh të ardhmen në vendin tënd?

Shqipëria tha është vendi i cili ja vlen te luftosh Dhe sot e ndiej për detyrë, në emër të gjithë atyre të rinjve që u detyruan të emigrojne ti them dy fjale Ja vlen të luftosh kundër krimit dhe korrupsionit! Ja vlen të luftosh kundër atyre që vranë shpresën e brezit tonë! Ja vlen te luftosh kundër atyre që rininë e tretën Ne rrugët e botës me gomone! Ja vlen të luftosh kundër çdo hajduti të kësaj qeverie, qoftë ministër kryetar bashkie apo kryeministër!

Ja vlen të luftosh dhe ta shporrësh një kryeministër që Pi verë 33 mijë euro, ndërsa shqiptarët numërojnë thërrimet në tavolinat e tyre! Ja vlen të luftosh Kundra një kryeministri qe Shpenzon 10 mijë euro për detox, ndërkohë që në Onkologjik mungojnë ilaçet për fëmijët me kancer! Ja vlen të luftosh Kundra një kryeministri Qe Shpenzon 20 milionë euro për chartera privatë, ndërkohë që rinia ngjitet në gomone për të ikur nga ky vend!

Ja vlen te luftosh kundra një kryeministri qe është i zhytur në luks, ndërkohë që pensionistët zgjedhin mes bukës dhe ilaçeve! Ja vlen të ngrihesh dhe t’i shporrësh njëherë e përgjithmonë këta banditë që po plaçkisin Shqipërinë tonë! Ja vlen të luftosh për ta rrëzuar një sistem të kalbur nga korrupsioni! Ja vlen të luftosh për një Shqipëri ku qytetarët jetojnë me dinjitet, jo në varfëri! Ne jemi shumica! Ata janë pakicë!

Ne jemi Shqipëria e ndershme! Ata janë banda që e kanë plaçkitur këtë vend! Edi Rama është ai që e ka shkatërruar Shqipërinë! Ai që për 12 vite ka qeverisur me oligarkët, me trafikantët e drogës, me krimin e organizuar! Ai që ka shitur pasuritë e këtij vendi për të pasuruar veten dhe klientët e tij! Ai që ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të ikin, sepse Shqipëria nuk është më vendi i ëndrrave, por vendi i zhgënjimit! Fatkeqësisht sot Shqipëria nuk është më vendi që ëndërruan prindërit tanë!

Nuk është më vendi ku të rinjtë mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre! Nuk është më vendi ku puna dhe ndershmëria shpërblehen! Çdo ditë, njerëzit humbasin besimin sepse punën e ndershme e kanë zëvendësuar lidhjet dhe korrupsioni! Ligji nuk vlen për të gjithë! Pasuria e vendit është në duart e pak njerëzve! Ndaj Të dashur vëllezër dhe motra,

Ju diaspora shqiptare jeni forca qe do te sjelle ndryshimin qe  Shqipëria meriton! Është dita kur Shqipëria fillon të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi! 11 Maj Është radha e gjithë shqiptareve qe duan një Shqipëri te lire te ndershme dhe europiane. Me 11 Maj te gjithë bashke, do ta ndryshojmë këtë realitet!"