Sociologu, Tushi: Sot në familje është futur interesi, nuk ka më respekt
Sociologu, Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News u shpreh se sot në familje është futur interesi dhe nuk ka më respekt.
Tushi: Situata e kriminalitetit në shoqërinë shqiptare e cila po vjen vazhdimisht duke u agravuar.
Duke u zgjeruar në gjerësi dhe duke u shtuar intensiteti i krimit, i krimit në familje por edhe jashtë familjes kërkon natyrisht një lloj gjykimi të përbashkët shoqëror se çfarë ka shoqëria shqiptare që ëshë në këto situate.
Pse këto instiktet kafshërore kanë filluar të dominojnë tek shumë njerëz të cilët kanë filluar që të mos i zgjidhin kontradiktat në mënyrë njerëzore por kanë nxjerrë në evidencë pikërisht anën e errët të tyre dhe kjo bën që në vend që të dialogojnë kanë gjetur rrugën më të shkurtër të marrjes së jetës.
Në shoqërinë shqiptare institucioni i krimit është bërë familja dhe kjo ëshë një situatë e papranueshme.
Është me të vërtetë një situatë shumë shqetësuese.
