Gazetari Sulozeqi “skanon” 11-en e vitit: Sherri dhe Balaj më lart se të tjerët. Uroj që Vllaznia të fitojë kampionatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 21:19
Gazetari Skerdilajd Sulozeqi i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” deklaroi se në 11-shen më të mirë të vitit të shpallur nga FSHF-ja të preferuarit e ytij janë Alen Sherri tashmë i transferuar në kampionatin italian.
“Dhe padyshim Balaj që nuk ka askush asnjë kundërshtim për këtë.
Po ashtu edhe treshja e Egnaztias janë shumë të mirë pasi është ekipi që ka fituar gjithçka, ka marrë tripletën këtë vit, ndaj duhet të jenë në atë 11-she.
Vllaznia e meriton që të marrë atë ëqë prej vitesh kërkon, kampionatin”, tha Sulozeqi
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

