Interi përforcohet para derbit, zikaltërit bëjnë merkato në Romë

Interi ka marrë në huazim Nicola Zalewski. Pas arritjes së marrëveshjes me Romën, klubi zikaltër bëri të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Anësori 23-vjeçar ka luajtur në këtë sezon 12 ndeshje në kryeqytet, pa mundur dot të shndërrohet në protagonist. Lojtari polak ka dalë nga të rinjtë e Romës, ndërsa luante me ekipin e parë prej vitesh.

Zalewski nuk do të mund të luajë në derbin e Milanos ndaj Milanit këtë të dielë, pro ai do të jetë në tribuna, për të parë nga afër takimin. Debutimi i tij mund të vijë, javën tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Inter (@inter)