Reali, jo “galaktik”/ Humbet përballë Espanyol të Kumbullës por “mbretëron” në La Liga

Marash Kumbulla ishte protagonist për Espanjolin në fitoren 1-0 ndaj Real Madrid!

Mbrojtësi kuqezi luajti për 90 minuta në kryesfidën e javës së kampionatin futboll, dhe në fund të lojës u ndëshkua me karton të verdhë.

Takimi u vendos nga një gol i Romero në minutën e 85-të, ndërsa në pjesën e parë u anulua një gol për Vinicius.

Espanyoli mbajti Realin në kontroll, me portierin Joan Garcia që bëri pritje të shkëlqyera përballë Lucas Vazquez, Rodrygo dhe Jude Bellingham.

Pavarësisht ndryshimeve me Modric, Brahim Diaz dhe Raul Asencio, Reali nuk arriti të shënojë.

Fitorja e ngjit Espanyolin në vendin e 17-të me 23 pikë, një pozicion mbi zonën e rënies nga kategoria

"Kjo fitore na jep jetë. Po bënim paraqitje të mira, po luftonim, duhej të duronim... Tifozët tanë na japin forcë dhe në shtëpi do të jetë shumë e vështirë të na marrin pikë," tha autori i golit pas takimit

Reali kryeson kampionatin me 49 pikë, një më shumë se Atletico Madridi, i cili mundi Mallorcën 2-0, ndërsa dy skuadrat do të përballen javën e ardhshme.

Tekniku Karlo Anceloti tha se skuadra e tij mbetet ende në krye të garës për titullin në La Liga, pavarësisht humbjes.

"Kishim raste dhe mund të kishim shënuar, por pavarësisht humbjes, jemi ende në garë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës," tha AI në konferencën për shtyp.

Në ndeshjet e tjera të LA Ligës, Vilareal shkatërroi 5-1 Valadolidin, ndërsa Getafe e Sevija u ndanë në një barazim pa gola!