PAQE NË FRYMËN E FUNDIT/ Barazim dramatik në “San Siro” mes Milanit dhe Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 20:25
Derbi i Milanos mbyllet barazim. Interi dhe Milani sot ndanë nga një pikë në ndeshjen më emocionuese të kësaj fundjave të kampionatit italian, duke mbyllur sfidën në 1-1.
Interi e nisi më mirë lojën, duke shënuar që në fillim të lojës me mbrojtësin Federico Di Marco, por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 33-të, Interi guxoi dhe shënoi sërish me Lautaro Martinez, por sërish gjatë aksionit u vu re se goli nuk ishte i rregullt.
Reijnders shënoi për Milanin në minutën e 45-të, që e mbyll pjesën e parë në avantazh.
Në fundin e takimit, De Vrij barazon rezultatin, duke i dhënë 1 pikë Interit, që mban vendin e dytë në renditje me 51 pikë.
Milani ndodhet në vend të 8-të me 35 pikë.

