Zhbllokohet derbi i Milanos, kuqezinjtë e Milanit e mbyllin pjesën e parë në avantazh

Milani ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 39-të . Ndeshja është tepër emocionuese dhe me raste por kuqezinjtë janë treguar konkretë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Milani ka fituar dy derbet e fundit kundër Interit në të gjitha turnetë, po aq fitore sa në 13 duelet e mëparshme (B2 H9) – kuqezinjtë mund të gjejnë tri fitore radhazi kundër kushërinjve për herë të parë që nga viti 2011, kur e bënin diçka të tillë me Maks Alegrin në stol.