PUBLIKOHEN FORMACIONET ZYRTARE/ Milan kërkon të ringrihet, Interi do hakmarrjen!
Te Interi ndërkohë, pa shumë zhurmë, kanë bërë gati hakmarrjen. Një ndeshje ku do synohet fitorja jo vetëm për të kënaqur kampin dhe tifozët zikaltër, por edhe sepse është jetike në luftën për titull.
Nga minuta e parë pritet ta nisë Calhanoglu, i cili do të marrë vendin e Asllanit edhe pse vjen pas një dëmtimi të gjatë.
Gjithashtu Inzaghi ka zgjedhur eksperiencën e Pavard para Biseck, ndërsa në sulm si gjithmonë do të jetë Lautaro-Turam.
Te Milani sonte pritet debutimi i Ëolker në mbrojtje, ndërsa vendin e Fofana, i cili mungon për shkak kartonash do ta marrë Benacer që do të mbështet nga Rijnerders dhe Musah.
Në sulm Leao dhe Pulisic do të furnizojnë Abrahamin, ndërsa blerja e një ditë më parë Gimenez do ta ndjekë derbin nga tribuna.
JA FORMACIONET ZYRTARE

Po sonte, por në orën 20:45 do të jetë një duel delikat për Napolin kryesues kundër Romës. Verdhekuqtë pasi siguruan kualifikimin në Europa League janë të lodhur, por duhet të bëjnë një sakrificë për t’u afruar me Europën përmes Seria A sidomos për të dëshmuar vazhdimësi, ndërsa nga ana tjetër skuadra e Contes qëllim ka vetëm skudeton. Sonte synon fitoren e 8 radhazi, ndërsa për tia dalë i është kthyer pas një mungesë të gjatë mbrojtësi Boungiornio.

