Amorim "blindon" Garnacho: Ka përmirësime të dukshme, dua të vazhdoj me të...
Në një konferencë për shtyp, trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, foli për dy lojtarë të rëndësishëm të skuadrës së tij, që kanë qenë në qendër të spekulimeve të merkatos dimërore: Kobbie Mainoo dhe sidomos Alejandro Garnacho.
Argjentinasi është objektivi kryesor i Napolit për të zëvendësuar Kvaratskhelian. "Unë dua lojtarë si Mainoo dhe Garnacho në ekipin tim. Objektivi është të zhvillojmë akademinë, në mënyrë që të sjellim gjithnjë e më shumë lojtarë në ekipin e parë. Çdo klub në Angli duhet të përfitojë nga akademia e vet. Kjo vlen për të gjetur talente, për të krijuar ndjenjë përkatësie dhe sigurisht, për t’i shitur kur është e nevojshme".
Duke folur specifikisht për Garnacho, trajneri portugez shtoi: "Nuk mendoj se përmirësimet e tij të fundit janë për shkakun tim. Ai ka ndryshuar pas ndeshjes ndaj Manchester City. Ka ndryshuar mënyra se si i kupton gjërat, unë dua thjesht ta ndihmoj dhe të fitojmë ndeshje.
Ka ndryshuar gjithçka, që nga qasja e tij kur flet me dikë deri te mënyra se si rikuperon. E ka kuptuar që kërkesat e mia janë të ndryshme nga trajnerët e mëparshëm dhe ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Meritat janë të gjitha të tij, po përparon dhe ne duam të vazhdojmë të rritemi me të".

