VIDEO/ Real Madrid në telashe, titullari i madrilenëve pëson dëmtim të rëndë

Nuk kanë fund telashet e dëmtimit për Realin. Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, pësoi një dëmtim në minutën e 15-të të sfidës ndaj Espanjolit, duke u zëvendësuar nga Asensio.

Mediat spanjolle raportojnë se pas këtij dëmtimi, Rudiger, me shumë gjasa ka mbyllur sezonin duke u bërë kështu një humbje e madhe për skuadrën e Ançelotit.

Kujtojmë që Realin e presin dy sfida të vështira në të ardhmen ndaj Mançester City-t dhe Atletiko Madridit.