Konferenca e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal, CEFTA: Integrimi i plotë në BE kërkon përkushtim dhe inovacion të vazhdueshëm

Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal, e mbajtur më 27-28 janar 2025 në Beçiq të Malit të Zi.

Konferenca me temën “Fuqizo. Integro. Rritu.” mblodhi së bashku vendimmarrës të lartë, zyrtarë të BE-së, drejtues biznesesh dhe ekspertë rajonalë për të diskutuar përparimin dhe sfidat e bashkëpunimit ekonomik rajonal, me fokus në rrugën e rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së.

Drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatittë CEFTA-s, Danijela Gačević, mori pjesë në panelin “Duke Ecur Përpara – Mbështetja e Integrimit Rajonal dhe Integrimit me BE-në”.

Gjatë fjalës së saj, Gačević theksoi rolin kyç të CEFTA-s në nxitjen e bashkëpunimit tregtar, eliminimin e pengesave tregtare dhe reformat që përafron rajonin me standardet dhe prioritetet e BE-së. 

“CEFTA ka dëshmuar se është një partner kyç në integrimin e rajonit në Tregun Unik të BE-së”, theksoi Gačević.

“Përpjekjet tona tashmë kanë sjellë përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët në Ballkanin Perëndimor, dhe diskutimet e sotme nxorën në pah arritjet tona dhe hapat e ardhshëm. Synimi ynë është të ndërtojmë një rajon të ndërlidhur dhe të harmonizuar me standardet e BE-së, i gatshëm për të përfituar nga mundësitë e TregutUnik”. 

Konferenca trajtoi temat kryesore të bashkëpunimit ekonomik rajonal përmes sesioneve interaktive, si: 

- Zbatimi i Planit të Ri të Rritjes

– Diskutimi mbi prioritetet dhe strategjitë për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së. 

- Avancimi i Integrimit Tregtar

– Paraqitja e reformave të politikave dhe shembujve të suksesit në lehtësimin e tregtisë. 

- Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal

– Theksimi i arritjeve në ndërtimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal konkurrues dhe të qëndrueshëm. 

Gjatë ngjarjes, u vunë në pah marrëveshjet e fundit të miratuara nga CEFTA, si hapa të rëndësishëm në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal. Këto përfshijnë marrëveshje mbi tregtinë elektronike, shpërndarjen e pakove, heqjen e bllokimeve gjeografike, njohjen e programeve AEO, menaxhimin e rreziqeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke demonstruar përkushtimin e CEFTA-s për të krijuar mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët në rajon. 

“Puna jonë nuk ka përfunduar”, përfundoi znj. Gačević. “Integrimi i plotë në BE kërkon përkushtim dhe inovacion të vazhdueshëm. CEFTA mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis ekonomik, ku bizneset lulëzojnë, qytetarët përfitojnë nga mundësi më të mëdha dhe rajoni forcon partneritetin e tij me BE-në”.