Sorensen nga nesër emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Politikani nga Danimarka Peter Sorensen i cili u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post nga nesër, më 1 shkurt do ta marr mandatin e tij.

Sorensen është konfirmuar përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Deri më tani këtë post e ka ushtruar emisari Miroslav Lajçak, i cili ditë më parë gjatë qëndrimit në Davos e kishte konfirmuar se është java e fundit e tij.

Lajçak do të pasohet nga diplomati Sorensen i cili ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE.