Protestat e studentëve në Serbi/ Behluli: Nesër do bllokohen tre urat kryesore në Novi Sad
Gazetarja, Ardita Behluli në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë marshimit ngë Beogradi në Novi Sad, marshimit në këmbë të studentëve i janë bashkëngjitur edhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Serbisë.
Behluli: Tanimë kjo pakënaqësia qytetare në Serbi po reflekohet në rrugë përmes protestave paqësore.
Ditën e nesërmë, data 1 shkurt shënon dy mujorin e nismës së trazirave dhe lëvizjes qytetare në Serbi me rastin e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad duke shkaktuar viktima.
Tanimë këto protesta njihen si një marsh unik shpirtëror dhe madhështor.
Normalisht që shumica e turmës kanë arritur në qytetin e Novi Sadit.
Gjatë rrugëtimit të tyre nga Beogradi në Novi Sad, marshit në këmbë i janë bashkëngjitur qytetarë nga qytete të ndryshme të Serbisë në mbështetje për protestën paqësore që do të organizohet ditën e nesërme në qytetin e Novi Sadit.
Ditën e nesërme do të bëhet bllokimi i tre urave kryesore në qytetin e Novi Sadit.
