Nuk ndalen protestat në Serbi/ Mustafa: Studentët të pakënaqur me sistemin politik
Ragmi Mustafa, kreu i PDSH dhe njëherësh zv.kryetar i Luginës së Preshevës në një intervistë në Ora News u shpreh se studentët në Serbi janë të pakënaqur me sistemin politik atje.
Mustafa: Tani janë plotë tre muaj që ndodhi ngjarja në Novi Sad kur ra çatia mbi kokat e njerëzve dhe mori mbi 15 jetë të qytetarëve të pafajshëm.
Protestat filluan mbase me një intensitet më të vogël duke pritur se shteti serb do të merrte masa ndaj përgjegjësve në lidhje me këtë shembje që ndodhi në një godinë të stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Tani ka dy muaj që protestat janë itensifikuar sidomos në natën e vitit të ri që ishin më të theksuara dhe tanimë për çdo ditë e më tepër janë më masive.
Sot ka nisur edhe një marsh protestuesish Beograd-Novi Sad që nuk është një rrugë e shkurtër.
Ka kapluar më shumë se 30 universitete në territorin e Serbisë.
