FSK realizon stërvitjen ushtarake “Shqiponja 1”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 17:37
Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kompania B e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 1”.
Sipas FSK-së, ky ushtrim ka pasur për qëllim vlerësimin dhe testimin e aftësive, me synimin që të sigurohet gatishmëria e lartë për përmbushjen e detyrave të planifikuara dhe arritjen e objektivave për vitin 2025.
“Përmes skenarëve të ndryshëm taktikë, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave sfiduese, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e misionit të tyre”, ka shkruar ai.
