Tërmet në Greqi/ Lëkundjet ndihen deri në Athinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 17:42
Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme.
Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua me epiqendë 3 kilometra në perëndim të Aliverit me thellësi fokale 10 kilometra, rreth orës 17:55.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Athinë.
Ndjeshmëria ishte e dukshme dhe lëkundjet zgjatën shumë.
