Andi Pajaziti lirohet nga akuzat e rëndë, dënohet me 2 vjet burgim për ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 11:19
Andi Pajaziti i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në “Bon Vivant” në Kosovë, është liruar nga akuza për vrasje. Gjyqtari Eroll Gashi, ka konstatuar se ai ka bërë mbrojtje të nevojshme.
Pajaziti është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje. Gjykata, gjithashtu, ka vendosur që atij t’i ndërpritet masa e paraburgimit.
