Serbët protestojnë/ Isufi: Protesta është zgjeruar, është bërë më e ashpër

Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se protestat në Serbi janë zgjeruar dhe janë bërë më të ashpra.

Isufi: Në fakt protesta në Serbi që tashmë është duke vazhduar prej tre muajsh si pasojë e rastit të 2 nëtorit të vitit të kaluar ku një pjesë e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad ra mbi 15 persona të cilët edhe vdiqën.

Tashmë protesta ka marrë një kahje më të ashpër por që tashmë është zgjeruar më shumë duke ardhur deri afër pikës kufitare të Jarinjës.

Kjo pikë kufitare frekuentohet shumë edhe nga mërgimtarët të cilët vijnë nga shtete të ndryshme.