“Plug and Play” në Tiranë, Rama: Kolos global i zhvillimit teknologjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 17:45
Platforma globale e zhvillimit të talenteve të teknologjisë “Plug and Play” ka zgjedhur Tiranën si qendrën e saj të 51-të në botë, për të mbledhur talentet e Ballkanit.
“Plug and Play” nuk do të jetë një platformë vetëm për Shqipërinë, por ka aspirata më të mëdha për sa i përket prezantimeve të start-up-eve, duke u bërë qendër rajonale për zhvillimin e teknologjisë dhe mbështetjen e tyre,” u shpreh Uranik Begu, drejtori i “Plug and Play” për Ballkanin Perëndimor.
I pranishëm në këtë event te Piramida e Tiranës ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë tha se “Plug and Play”, është një kolos global i zhvillimit teknologjik.
