Blushi: Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët. Firma që hapi rrugën e incineratorit fantazmë është firma e Veliajt

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shprehet se ish-zëvëndësi i Ramës, Arben Ahmetaj faktoi të gjitha akuzat që opozita ka artikuluar më herët për këtë mazhorancë të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, Blushi tha se Veliaj e Rama, janë pronarët faktikë të një incinerator ‘fantazmë’, që merr çdo ditë nga buxheti 90 mijë euro në ditë.

Sipas Blushit, është koha që shqiptarët t’i thonë ‘Jo’zhvatjes së taksave të tyre nga kjo bandë kriminale, anti-familjare dhe anti-kombëtare, që nuk ka qëllim tjetër veçse të shpopulloje vendin.

Teksa ftoi qytetarët në protestën kombëtare të 8 shkurtit, Blushi theksoi gjithashtu se shpresa për një drejtësi të pavarur nuk ekziston, sa kohë që SPAK përdoret si hanxhar në duart e Ramës.

"Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët. Firma që hapi rrugën e incineratorit fantazmë është firma e Veliajt dhe Ramës. Janë pronarët faktikë, që merr 90 mijë euro në ditëm. SPAK hesht, nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës, ndërsa ne jemi këtu për t’u treguar edhe socialistëve se jeni njësoj si ne të vjedhur nga Veliaj.

Të gjithë ata që s’kanë ndihmë ekopnomike nga kjo bashki, çfarë tregon, që interesi i vetëm i kësaj organziate mafioze është grabitja e taksave dhe shpopullimi. Në emer të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës. Sa kohë kemi para krokodilin e korrupsionit, SPAK na tregon harabelin.

Veliaj e Rama janë kriminelët më të rrezikshëm, që vjedhin taksat e bëjnë gjithçka që vendi të shpopullohet. Përbëjnë agjendën më antifamilje dhe antikomb, e nuk punojnë për interesin tonë. T’i japim përgjgijen më të hidhur këtij sekti kriminal. Sekti Sooros që ka bërë gjithçka që ky vend të shndërrohet në vend kanabisi dhe një plaçkë që ta shqyejnë këta maskaërenj, si Rama e Veliaj", deklaroi Tedi Blushi.

Fjala e Kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, z. Tedi Blushi, në protestën para Bashkisë së Tiranës

Ne mblidhemi sot, vetëm pak ditë pasi ish -krahu I djathtë i Edi Ramës për ekonominë dhe ish – numuri dy I Qeverisë më të korruptuar dhe më të inkriminuar në kontinent, ju faktoi në fakt socialistëve, akuzat e drejta dhe denoncimet 100% të vërteta të opozitës, të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike, në lidhje me këtë organizatë kriminale mafioze që ka marrë peng jo vetëm Bashkinë e Tiranës, jo vetëm Qeverinë dhe për fat të keq ka marrë edhe sistemin e drejtësisë.

Cfarë faktoi Arben Ahmetaj? Diçka që ne e kishim thënë edhe më herët, që në fakt firma e paligjshme e Erjon Veliajt që i hapi udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës “ de jure” është firma e tij, sepse “ de fakto” është firma e Edi Ramës.
Sepse Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë pronarët faktikë të inceneratorit fantazmë të Tiranës që edhe sot vijon të gllabërojë jo më 80 mijë euro, por 90 mijë euro në ditë për shkak se edhe me buxhetin e ri të Bashkisë së Tiranës, vjedhja do të vijojë të rritet.
Dhe ndërkohë SPAK- u hesht.
As nuk i vlerëson akuzat dhe denoncimet e drejta të Opozitës, as nuk e vlerëson dëshminë e ish – krahut të djathtë të Edi Ramës, ndërsa ne jemi këtu, në këtë oaz të mrekullueshëm lirie, qëndrese dhe rezistence për ti treguar edhe socialistëve që ju jeni njësoj të vjedhur si ne .
Se ju Erjon Veliaj ju vjedh njësoj si ne, se pensionisti pavarsisht bindjes së tij politike vidhet njësoj, se të gjithë ata që nuk kanë ndihmë ekonomike nga ky institucion që më shumë vlerëson një kafshë në kopshtin Zoologjik për të cilin paguan 20 mijë euro dhe juve ju jep 10 mijë lekë të vjetra apo 15 mijë lekë të vjetra në muaj, cfarë tregon?
Që interesi I vetëm I kësaj organizate mafioze nuk është gjë tjetër veçse grabitja e taksve tuaja dhe shpopullimi i çdo vatre shqipate.
Ndaj unë e mbështes dhe edhe në emër të Partisë së Lirisë do të marrim pjesë në protestën e datës 8 Shkurt, sepse ky është një tubim për të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë të lirë dhe me dinjitet në Atdheun e tyre.
Për të gjithë shqiptarët që nuk duan të vidhen dhe për të gjithë ata që kanë uri ulëritëse për drejtësi, për një drejtësi e cila për fat të keq është kthyer në një hanxhar në duart e Edi Ramës.
Askush nuk duhet të ketë shpresë se Altin Dumani do të bëjë drejtësi, për sa kohë ne kemi para “ krokodilin” e korrupsionit që quhet Erion Veliaj dhe ai na tregon “Harabelin”.
Për sa kohë ne kemi depozituar si Opozitë të gjitha faktet, të gjitha provat në këtë Institucion dhe ai e trajton Erjon Veliajn si xhepist urbani.
Jo, nuk është e vërtetë, Erjon Veliaj dhe Edi Rama janë kriminelët më të rrezikshëm që jo vetëm vjedhin taksat tuaja, por që bëjnë gjithcka që ky vend të shpopullohet.
Sepse ata përfaqësojnë sot axhendën më të rrezikshme anti-familje, anti-Komb dhe anti-Zot.
Këta njerëz që nuk besojnë në Zot, nuk besojnë në vlerat e familjes, nuk besojnë në idealin Kombëtar, mos mendoni që do punojnë për interesin qytetar.
Ndaj të gjithë të cohemi në këmbë dhe ti japim përgjigjen më të hidhur këtij sekti kriminal edhe falë efekteve të Dekreteve Tramp që më në fund mbërritën në Shqipëri dhe që treguan se nuk është Amerika ajo që mbeshtet SPAK- un, por ka qenë vetëm një sekt si sekti I Xhorxh Sorosit, që ka bërë gjithcka që ky vend I mrekullueshëm të shndërrohet në një parcel kanabisi dhe në një plackë që ta shqyejnë këta maskarenj si Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Rezistencë, qëndresë dhe të jeni të bindur se ne edhe me ndihmën e të gjithë atyre shqiptarëve në Diasporë, që duhet ta kujtojnë në 11 Maj arsyen përse e braktisën këtë vend, jam I bindur se do ti japin përgjigjen më të hidhur Edi Ramës dhe të gjithë matrioshkave të ngjashme si ai, në mënyrë që askush më, pas 11 Majit, të mos guxojë më të mendojë të futi duart në xhepat tuaj.