Durrësi nën ujë/ Kuçana: Ngjarje e përsëritur. Durrësi i Ri, zonë e lënë në harresë se ka votuar djathtas

E deleguara politike e PD në Durrës, Iliriana Kuçana në një intervistë në Ora News u shpreh se përmbytjet që kanë ndodhur në Durrës janë një rast i përsëritur dhe se zona e Durrësit të Ri është një zonë e lënë në harresë dhe e diskriminuar pasi ka votuar djathtas.

Kuçana: Ajo çfarë ka ndodhur në Durrës është një ngjarje e përsëritur.

Një ngjarje e paralajmëruar.

Durrësi vazhdon sot të jetë edhe pas 48 orëve vazhdon të jetë i përmbytur.

Problemi i kanalizimeve, mosfunksionimi i hidrovoreve, i gjithë Durrësi ka qenë i mbulur me ujë.

Gjendja që është tek qytetarët është një ngjarje alarmante.

E shikoni sesi ndodhet Durrësi i ri i 2025-ës.

Pra ky është Durrësi i ri që Rilindja vazhdon me propagandën.

Kemi qenë prezentë tek familjarët.

Në Durrësin e ri unë patjetër jam pjesë prej disa fushatash.

Është fushata ime e katërt, sepse fushata ime e parë ka qenë në 2021.

Durrësi i Ri është i përbërë kryesisht nga të ardhurit prandaj quhet Durrësi i Ri.

Është një zonë e diskriminuar, një zonë e lënë në harresë.

Pikërisht sepse kjo zonë ka votuar djathtas dhe ky është ndëshkimi që Rilindja i ka dhënë kësaj zone.