Dosja “Partizani”/ Përfundon në GJKKO seanca paraprake, Gjokutaj: U denoncua prapavija politike e procesit
Përfundon seanca për dosjen “Partizani” ku edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar mbrojtja e avokatëve të Jamarbër Malltezit.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 5 shkurt ku do vijojë pjesën e mbetur të argunemteve mbrojtja.
Avokatët kanë kërkuar pavlefshmëri totale të akteve të SPAK, ose në alternativë kthim të dosjes në Prokurorinë e Posaçme për plotësim hetimesh.
Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nga avokatët e Malltezit, u denoncua prapavija politike e këtij procesi, pasi sipas tij, “Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me Sali Berishën për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështje”.
Gjokutaj: U denoncua prapavija politike e këtij procesi, se Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me Sali Berishën për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështje.
Për shkak të faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit, në alternativë, nëse gjykata nuk bindet kërkoi kthimin për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike ndër të cilat është detyra bazë, thirrja e Edi Ramës në SPAK, për ty pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone, nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet të kryera ndaj tij.
Ato ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori me autorësinë e kryeministrit.
Kujojmë se Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
