Protesta te bashkia/ Balliu: Jemi populli më i varfër në rajon, me 8 shkurt të gjithë në protestë
Shefi organizativ në PD dhe njëherazi koordinatori për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur nga opozita ditën e sotme përpara bashkisë Tiranë u shpreh se Edi Rama është kryeministri i vendit më të varfër në Europë, por ai pi shishen më të shtrenjtë në Europë.
“Edi Rama kërkon ti bëj gropën pensionistëve ti bej gropën studenteve ti bëj gropen Shqipërisë por me 8 shkurt ne ora 5 të dalim në protestë që ti bëjmë gropën narkopushtetit te Edi Ramës”- u shpreh Balliu.
Fjala e Balliut:
Pershëndetje të nderuar qëndrestar
Sot më shumë se kurrë ne jemi krenar që ndodhemi në këtë shesh
Ju kujtohet kur analistët e pavarur të qeverisë deklaronin se ne ishim anti amerikan pasi sulmonim dhe denonconim
Kapjen e drejtësis nga Soros sepse sipas tyre ajo drejtesi financohej nga SHBA por tani që ja hoqën fondet a është anti amerikan Trump
Te nderuar miq, Edi Rama eshte kryeministri i vendit me te varfer ne Europe por ai pin shishen me te shtrenjtë ne Europe
Shqiptaret jane populli me i varfer ne rajon por ne paguajme taksat me te larta ne rajon
Edi Rama kerkon ti bej gropen pensionisteve ti bej gropen studenteve ti bej gropen Shqiperis por me 8 shkurt ne ora 5 te dalim ne protestë qe ti bejme gropen narkopushtetit te Edi Rames.
