''Votën e emigrantëve, PS e ka pasur në program që nga 2009'', Xhafaj: Numri i votuesve të Diasporës do të dyfishohet
Deputeti i PS, Etjen Xhafaj në një intervistë në Ora News u shpreh se numri i votuesve të Diasporës do të dyfishohet dhe se PS e ka pasur në program që nga viti 2009 votën e Diasporës.
Xhafaj: Mendoj se do të dyfishohet deri në fund sepse sigurisht se duke pasur një afat që ishte gati 2 muaj deri në datën 4 mars që është data finale deri në të cilën mund të regjistrohen të gjithë anëtarët e Diasporës shqiptare për të votuar.
Besoj që do të ketë sigurisht ndërkohë që kjo vijon të kihet në vëmendje si nga mediat ashtu edhe nga palët politike, do të kemi një dyfishim besoj të numrit të të regjistruarve, uroj edhe të atyre të të miratuarve sepse duke qenë se është hera e parë do ishte shumë e rëndësishme për ne që të shikonim se sa e rëndësishme është kjo për Diasporën.
Është diçka që është kërkuar prej vitesh e vitesh me radhë.
PS e ka pasur në program që nga viti 2009 e madje edhe më përpara dhe mendoj se ky është një moment që emigrantët shqiptarë ata që kanë kontribuar në ringritjen e ekonomisë shqiptare pas viteve 90’ dhe vijojnë sot e kësaj dite të kontribuojnë për familjet e tyre, të kenë mundësinë edhe të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës.
Unë nuk besoj se shumica e emigrantëve që jetojnë në ato shtete mbështesin partitë e djathta.
Besoj se është shumë e vështirë ta themi këtë për rastinb e Greqisë apo Italisë që janë dy vendet ku Diaspora jonë është me qindra mijëra.
